Rama takon “heroin”, pas incidentit në sheshin Skenderbej

Rama publikon fotografi me të rinjtë që bllokuan sulmuesin.

Një automjet u pa duke u future në sheshin ‘Skenderbej’’ në Tiranë ku si pasojë u përplasën disa qytetarë.

I riu që shkaktoi këtë incident rrezikoi shumë qytetarë, por që për fat të mirë u ndalua nga dy qytear rasti.

Fillimisht i dyshuari në këtë rast thuhet se se ka përplasur edhe disa makina të tjera rrugës derisa është futur në shesh duke bërë manovra të rrezikshme. Më pas ai është drejtuar në drejtim në të qendrës së vaksinimit, ku është ndjekur nga policia.

Njëri prej tyre rrëfeu edhe si ndodhi ngjarja.

“Ndodhi. E ndalova makinën, vuri në rrezik jetën e qytetarëve dhe mu duk e tepërt, e neutralizova. Nuk e njihja personin, isha rastësisht, pashë që ishte një akt terrorist dhe u mundova. Ndërhyrja për të shpëtuar njerëzit” tha Klodiani, që e nxori nga makina duke e neutralizuar.

Menjëherë pas kësaj ngjarje të rinjtë janë pritur në takim nga kryeministri Edi Rama. Rama publikoi një fotografi ku shihet mjaftë i afërt me të dy. Ndryshe sot në Shqipëri po zhvillohet procesi zgjedhor për Zgjedhjet Parlamentare

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey