Rama-të rinjve shqiptarë: Po ikët do ta kuptoni që keni bërë zgjedhjen e gabuar 

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në aktivitetin me fokus energjizimin e administratës publike me qëllim rritjen e profesionalizimit e performancës duke fuqizuar mirëqeverisjen, rendin ligjor dhe antikorrupsionin.   Gjatë fjalës së tij, kryeministri Rama iu drejtua të rinjve shqiptarë duke iu thënë se largimi i tyre nga vendi është zgjidhja e gabuar.  “Ju më […]

shkurt 9, 2024 - 22:00
 0  4
Rama-të rinjve shqiptarë: Po ikët do ta kuptoni që keni bërë zgjedhjen e gabuar 

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në aktivitetin me fokus energjizimin e administratës publike me qëllim rritjen e profesionalizimit e performancës duke fuqizuar mirëqeverisjen, rendin ligjor dhe antikorrupsionin.  

Gjatë fjalës së tij, kryeministri Rama iu drejtua të rinjve shqiptarë duke iu thënë se largimi i tyre nga vendi është zgjidhja e gabuar. 

“Ju më të rinjve ja keni borxh prindërve tuaj, gjyshërve tuaj, ja keni borxh shtetit tuaj që juve jua ka njohur meritën, jua ka dhënë mundësinë dhe jua jep me aq sa mundet mbrapsht dinjitetin që të tjerë të rinj si ju kërkojnë ta kenë dhe jo gjithmonë për arsye të pamjaftueshme nuk e kanë dhe ju duhet të angazhoheni më seriozisht se të gjithë për këtë klimë të re dhe për një motivim dhe përkushtim më të madh në punën e përditshme në shërbim të këtij shteti se jeni shumë vonë për të menduar të ikni dhe më besoni që po ikët, do ta kuptoni që keni bërë zgjedhjen e gabuar, por jeni shumë herët për të mos e parë me shumë optimizëm se çfarë mund të jetë Shqipëria falë edhe jush brenda 10 vitesh kur ju do të jeni ende në shërbim të shtetit dhe do të keni ende shumë kohë që ta shihni atë që gjyshërit, prindërit tuaj as nuk guxonin të ëndërronin se mund ta shhnin. Në fund, kjo botë është e atyre që guxojnë”,-tha Rama.