Rama, Zaev dhe Vuçiq më 29 korrik takohen në Shkup

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ai i Shqipërisë, Edi Rama dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçqi zhviluan një takim online në kuadër të Shengenit Ballkanik ku u diskutuan hapat e mëtejshëm në bashkëpunimin rajonal, si një proces jetësor për progresin e Ballkanit Perëndimor dhe rrugën Evropiane.

Që të tre kanë diskutuar për zgjerimin e bashkëpunmit me synimin për të hequr pengesat në lëvizjen e njerëzve, kapitalit, mallrave dhe shërbimeve mes të tre vendeve në rajon.

Gjatë takimit online u dakorduan që vendet e Ballkanit Perëndimor kanë nevojë për anëtarësim në BE, por gjithashtu që edhe Bashkimi Evropian ka nevojë për Ballkanin Perëndimor, pasi që rajoni është i rrethuar nga kufijtë e BE-së dhe vendet që aspirojnë anëtarësimin dhe ndajnë vlerat e përbashkëta Evropiane.

Ata ranë dakord të takohen në Shkup në 29 korrik për të shqyrtuar përparimin në zbatimin e iniciativave dhe projekteve ekzistuese dhe për të nënshkruar marrëveshje shtesë midis tre vendeve në lidhje me zbatimin e angazhimeve të Procesit të Berlinit, si dhe bashkëpunimin dhe ndihmën në rast të fatkeqësitë natyrore, lehtësimet për tregtinë, eksportin dhe importin.

“Ne i bëjmë thirrje dhe inkurajojmë kolegët tanë nga rajoni të nënshkruajnë dhe zbatojnë marrëveshje të ngjashme, në mënyrë që vizioni i një hapësire të përbashkët politike dhe ekonomike në të gjithë Ballkanin Perëndimor së shpejti, përmes tregut të vetëm, të bëhet një pjesë e rëndësishme e përditshme e qytetarëve tanë jeton“, thanë ata.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey