Rama zbardh takimin me Presidentin e KE: Më 17 shkurt shqiptarët do marrin mesazhin se…

Sharing is caring!

Engjëllusha do të vjen me një super bashkëpunim, para duetit me Leartën

Engjëllusha do të vjen me një super bashkëpunim, para duetit me Leartën

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një konferencë të përbashkët me Presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel. Në fjalën e mbajtur Rama deklaroi se në qendër të bisedës së tyre ishte Konferenca e Donatorëve për tërmetin.

Ai tha se ka diskutuar me kreun e KE për pasojat e tërmetit tragjik të 26 nëntorit dhe procesin e rindërtimit, duke shtuar se më 17 shkurt, kur do të mbahet në Bruksel Konferenca e Donatorëve, shqiptarët dhe sidomos ata që humbën banesat nga tërmeti tragjik, do të marrin mesazhin se Evropa është pranë tyre dhe nuk do t’i lërë kurrë vetëm.

“Ishte kënaqësi që u takuam sërish me Presidentin e KE, herën e shkuar në rolin e kryeministrit të Belgjikës, si një mik i vërtettë i Shqipërisë dhe një personalitet i interesuar në mënyrë të posaçme për rajonin tonë. Diskutuam gjerësisht, do vazhdojmë të diskutojmë edhe pas konferencës.

Dua ta falënderoj Presidentin e KE për ngushëllimet dhe interesim e posaçëm lidhur me situatën e vështirë pas tërmetit të 26 nëntorit, si dhe për angazhimin e tij personal për të ndihmuar që konferenca e donatorëve, e thirrur nga Presidentja e KiE, më 17 shkurt në Bruksel, të jetë një sukses dhe populli shqiptar, e në mënyrë të posaçme afro 15 mijë njerëz që kanë humbur strehën, të marrin mesazhin se Evropa është pranë dhe nuk do të na lërë vetëm në përpjekjen e madhe për rindërtimin. Kemi folur me Presidentin e KE edhe për procesin e reformave dhe ecurinë e procesit të integrimit”, deklaroi Rama.

Sharing is caring!

Loading...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey