Rama zbulon skemën: Si do rriten pensionet në mënyrë progresive vit pas viti

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar skemën që do të ndiqet për rritjen e pensioneve, që nga janari i vitit të ardhshëm. Në një takim me qytetarët në njësinë nr.5 në Tiranë, Rama tha se deri në fund të vitit 2030 pensionet urbane me vite të plota pune do të shkojnë në 40 mijë lekë të […]

Nëntor 12, 2025 - 18:00
 0
Rama zbulon skemën: Si do rriten pensionet në mënyrë progresive vit pas viti

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar skemën që do të ndiqet për rritjen e pensioneve, që nga janari i vitit të ardhshëm.

Në një takim me qytetarët në njësinë nr.5 në Tiranë, Rama tha se deri në fund të vitit 2030 pensionet urbane me vite të plota pune do të shkojnë në 40 mijë lekë të reja, ndërsa pensioni urban i pjesshëm dhe ai rural do të shkojnë 18 mijë lekë të reja.

Shefi i Qeverisë shtoi gjithashtu se rritja e pensioneve do të jetë progresive, vit pas viti, deri në vitin 2030.

“Nga janari do të fillojë rritja e masës së pensioneve që do të merrni, me një progresion që do të bëjë atë që kemi shkruar në program dhe që u’a kemi thënë. Sot pensioni urban me vite të plota pune është 27 mijë e 350 lekë dhe në fund të mandatit do të bëhet 40 mijë lekë siç e kemi premtuar.

Dhe brenda mandatit, nuk do të thotë që prisni 4 vite dhe në fund do gjejmë mënyrën për t’ju thënë nuk e bëmë dot. Jo. Është një shumë që do të rritet në mënyrë progresive vit pas viti. Janar për janar.

Çfarë do të merrni në janar të 2026, do të dyfishohet në janarin e 2027, do të 3 fishohet në janarin e 2028, do 4-fishohet në janarin e 2029 dhe do të pesëfishohet në janarin e 2030. Kjo vjen po ashtu për pensionin urban të pjesshëm dhe për atë rural, që nga 11 mijë e 500 lekë që është sotë, do të shkojë në 18 mijë”, tha mes të tjerash Rama.