Raporti për liritë fetare në Maqedoni: Disa problematika janë tejkaluar, disa çështje duhet të zgjidhen

Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken prezantoi dje raportin e rregullt vjetor të Departamentit të Shtetit për lirinë fetare në botë.

Seksioni për Maqedoninë thotë se kushtetuta e vendit ndalon diskriminimin fetar dhe parasheh lirinë e besimit dhe shprehjes fetare.

Raporti i vitit 2021 thekson se Ministria e Drejtësisë dhe ministritë e tjera të qeverisë kanë diskutuar amendamentet e një ligji të vitit 2007 që rregullon lirinë fetare që do të lejonte komunitetet më të mëdha fetare të fitonin statusin e “personave juridikë”, por Ministria e Drejtësisë përsëri shtyu konsultimet me grupet fetare mbi ndryshimet.

Më 18 shkurt, Bashkësia Fetare Islame në Maqedoninë e Veriut, dënoi publikisht regjistrimin zyrtar nga Qeveria të “Bashkësisë Islame Selefiste” në dhjetor të vitit 2020, duke deklaruar se do të ishte e dëmshme për unitetin e muslimanëve në vend.

Udhëheqësit e BFI-së thanë se marrëdhëniet me qeverinë në Shkup ishin përmirësuar më pas që nga takimi i janarit ndërmjet kryetarit të BFI-së, Reis Shaqir ef. Fetahu dhe presidentit Stevo Pendarovski, por se disa ministri të qeverisë dhe gjyqësori vazhduan t’i trajtonin ata në mënyrë të pafavorshme.

Në raport është përmendur edhe rasti kur Gjykata e Apelit në Shkup e refuzoi kërkesën për regjistrimin e Kryepeshkopatës Ortodokse të Ohrit për shkak se kërkesa nuk ishte dorëzuar brenda afatit.

Raporti gjithashtu thekson se bektashinjtë qytetin eTetovës, vazhdojnë të kundërshtojnë pretendimet e BFI-së për pronësi të plotë dhe planet për të rinovuar Teqenë “Arabati Baba Teqe”, një kompleks që përdoret nga komuniteti Bektashi si seli kryesore e bektashinjëve në Maqedoni.

Sipas raportit të Departamentit të Shtetit për liritë fetare, BFI beson se qeveria vazhdoi të favorizonte Kishën Ortodokse Maqedonase-Arqipeshkvinë e Ohrit (KOM-OA), dhe grupet më të vogla fetare vazhduan t’i raportonin Qeverisë trajtim të pabarabartë në krahasim me pesë grupet fetare të emërtuara me kushtetutë.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey