Rasti “ALFA”: Pse nuk janë ndërmarrë veprime nëse ka prova të reja?

“Lënda aktualisht është në Gjykatën e Apelit dhe mbrojtja e njërit prej personave në atë rast ofron disa prova apo ekspertiza të reja. Mbetet që ajo ekspertizë të verifikohet nga organet tona dhe Gjykata të vendos nëse do të ketë përsëritje të procedurës”, tha Mariçiq.

Më poshtë agjencia e lajmeve INA ju sjell shkrimin e publikuar në vitin 2018

Dëshmi të reja dhe tronditëse në rastin “Alfa”

Ish pjesëtari i UÇK-së, Rexhail Qerimi vazhdon ta vuaj dënimin me burgim të përjetshëm, për vrasjen, sic pretendon gjyqësia maqedonse, të një pjesëtari të njësistit special “Alfa”në vitin 2008.

Pas zbardhjes së videos ku shihet qartë se të dënuarit në rastin Alfa janë të pafajshëm, familja Qerimi nga fshati Opajë të komunës së Likovës kërkojnë lirimin djalit të tyre.
Rexhail Qerimi, vëllai i të dënuarit në këtë rastë, thotë për agjencinë INA se ka parashtruar nJë kërkesë pranë Prokurorisë së shtetit për kthimin e këtij rasti në rigjykim.
Ai thotë se, në video duket qartë se, vëllai im Rexhail Qerimi, por edhe të dënuarit tjerë nuk kanë asnjë lidhje me këtë rastë.

“Këtë e kemi pohuar vite me radhë, por askush nuk na ka dëgjuar. Rasti në fjalë është një montim i pastër nga autoritetet kompetente maqedonase. Ne do të presim deri në fund të javës përgjigje nga Prokurori publik. Nuk e kemi ndërmend të ndalemi në betejën tonë për drejtësi. Jemi duke planifikuar edhe protesta”, thekson Qerimi.
Ai ripërsërit për agjencinë e lajmeve INA, se Rexhaili u dënuar pa asnjë fakt.

‘E dënuan pa asnjë fakt. Dëshmia e vetme ishte një dëshmitarë i fshehur, i cili nuk e ka njohur Rexhailin në foto albumin e prezantuar nga policia. Në dëshminë e tij, ai ka deklaruar se vëllau im është pa flokë dhe pa mjekërr, ndërkohë që vëllai kishte një mjekërr të shkurtër dhe po ashtu flokë të shkurtra”, shprehet Jetullai.
Ai habitet edhe me faktin se kamerat e vendosura afër vedit të ngjarjes kanë incizuar situatën e plotë, ndërsa mungonte video incizimi i pastër.
Gjithashtu sipas tij, “në ditën e vrasjes janë gjuajtur 80 plumba, ndërsa pas ekzaminimeve në duartë e vëllaut tim nuk është hasur erë baruti dhe gjurmë tjera”.

“Montimi është i pastër. Katër orë pas vrasjes ata e morën vëllain, realizuan ADN dhe pastaj e montuan në veturën prej të cilës supozohet se është kryer vrasja. Për rastin në fjalë janë larguar pesë apo gjashtë gjykatës, për faktin se nuk kanë pranuar të jenë pjesë e këtij manipulimi, këtë e dinë të gjithë. Pastaj 5 apo 6 dëshmitar të vëllaut tim i ka pranuar Gjykata, të cilët pohojnë se prej orës 11 deri pas mesditës, Rexhali ju ka shërbier caj në lokalin e tij në fshatin Opajë të Kumanovës”, thekson Jetulla Qerimi.

Ai vazhdon rrëfimin e tij për agjencinë e lajmeve INA, duke dëshmuar se policia ka marr 20 telefona nga familjarët dhe miqt e tij, dhe nuk ka arritur ta gjej asnjë fakt të vetëm, për ta përfshirë në ngjarje.
Jetullai, gjithashtu kërkon nga Prokurorja Speciale që ti merr përgjimet në kohën kur ka ndodhur vrasja, për ta zbuluar se si ka ndodhur montimi.(INA)

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey