Rasti i Mijallkovit: Përveç Mariçiqit edhe Agim Nuhiu ngre dyshime për integritetin e gjyqëtarëve

Zëvendësministri i Drejtësisë, Agim Nuhiu, ka reaguar në lidhje me vendimin e Gjykatës së Apelit në Shkup, për ndryshimin e masës së sigurisë për rastin e Sasho Mijallkovit, shkruan Alsat.

– Advertisements –

Nuhiu, ka thënë se kjo gjykatë, duhet ta arsyetojë para opinionit vendimin që ka marrë sot derisa ka bërë thirrje tek Këshilli Gjyqësor që të merr masat e duhura për të shqyrtuar këtë veprim.

“Gjykata e Apelit në Shkup le ta arsyetojë para opinionit vendimin për ndryshimin e masës për siguri për rastin e Sasho Mijallkovit dhe si e shrytëzuan gjyqtarët të drejtën diskrecionale – bindjen e lirë për një vendim të tillë! Këshilli Gjyqësor të merr masat e duhura për ta shqyrtuar këtë veprim të gjyqësorit që shqetësuan opinionin!”, thuhet në shkrimin e Nuhiut në rrjetin social Facebook.

Pak minuta më parë ka reaguar edhe ministri i Drejtësisë Bojan Marçiq.

Ministri, ka kërkuar sqarim nga Gjykata e Apelit derisa sipas tij një vendim i till ulë edhe më shumë besimin e qytetarëve ndaj gjyqësorit.

Kujtojmë se ish-kreu i UBK-së, Sasho Mijalkov, ka ofruar garanci financiare prej mbi 11 milionë euro për uljen e masës së kujdesit nga paraburgimi në arrest shtëpiak. Alsat merr vesh se Gjykata e Apelit ka pranuar garancinë. Gjykata e Apelit ka vendosur që Sasho Mijallkovin ta obligojë me paraqitje, ndërsa i është konfiskuar edhe pasaporta, shkruan Alsat.

Kjo nënkupton që Mijallkov nuk do të qëndrojë as në arrest shtëpiak.

Garancia e vetme për sigurinë e tij është ajo financiare prej 11 milionë eurove.

Ankesa e Prokurorisë Publike kundër vendimit të Apelit për ndryshimin e masës së sigurimit nuk e anulon zbatimin e vendimit në këtë fazë. Domethënë, përkundër ankesës së Prokurorisë, Mijalkov do të lirohet nga paraburgimi!

Mijalkov është në paraburgim në Burgun e Shkupit që nga 26 shkurti. Ai u dënua me 12 vite burg për çështjen “Target – Kala” për përgjime të paligjshme dhe me 8 vite burg për çështjen “Thesari. “Titanik 2” dhe “Tortura” janë në gjyq, i cili është në prag të vendimit. Më 12 maj të këtij viti, prokuroria ka ngritur aktakuzë për rastin “Parcelat në Vodno”, ku në mesin e të dyshuarve është edhe Mijalkov./Alsat

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey