Raufi: Pjesëtarëve të “Grupit të Kumanovës” i’u shkelen të drejtat e garantaura me Ligj

Prej tre ditësh disa pjesëtarë të “Grupit të Kumanovës” që ndodhen në Burgun e Shutkës në Shkup janë hedhur në grevë, shkruan gazeta LAJM. Ata prej sot kanë filluar të refuzojnë edhe kontrollet mjekësore, pasi siç thonë, janë të diskriminuar për shkak të refuzimit të Drejtorisë për t’i shfyrtëzuar ditë të lira vikendi dhe vizitë familijarëve. Avokati Naser Raufi, që përfaqëson disa prej të këtyre të burgosurve, thotë se atyre i’u shkelen të drejtat e garantaura me Ligj.

“Pjesëtarët e “Grupit të Kumanovës” janë në grevë për arsye të të drejtave që i kanë sipas ligjit, që ju takojnë si të dënuar tanimë, shfrytëzimin e benefiteve që i ka çdo i burgosur, që janë vikendet. Këtyre të burgosurve nuk ju lejohet, me arsye se ajo është për sigurinë e shtetit, është një deklaratë nonsens, e pa kuptueshme. Duke marrë parasysh se këto janë të dënuarit që kanë dënime të ulëta, nuk janë me dënime si ato 40 vjeçare apo burg më të rëndë por kemi dënime 11, 12 apo 13 vite burg. E dini që ka të burgosur që kanë mbajtur deri tash 7 vjet burg prej kur është lënda, i kanë të drejtat ato që janë më gjysmë dënimi që t’i shfrytëzojnë vikendet”, tha Raufi për gazetën LAJM.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey