Raundi çerekfinal, Reali “peshkon” ekipin më të vështirë

Finalja e Kupës së Mbretit është vetëm dy hapa larg, Këtë të premte, u hodh shorti që përcaktoi çiftet çerekfinaliste dhe golgat vendosën që një nga duelet të jetë Real Madrid – Athetic Bilabo. Kuptohet që me eliminimin e Barcelonës janë pikërisht këto dy ekipe favorite për të ngritur lart trofenë.

Një tjetër duel tepër interesant është Betis – Real Soceiedat. Për të dyja këto skuadra Kupa e Mbetit është një mundësi e mirë për ta mbyllur sezonin me trofe e sigurisht me pjesëmarrjen në Europa League.

Me fat Valencia, që shorti i ka vënë përballë skuadrën modeste të Cadizit, ndërsa Rayo Vallecano do të përplaset me Mallorcan. Sfidat e kësaj fazë do të zhvillohen në datat 1, 2 dhe 3 shkurt.

Ky do të jetë raundi i fundit që do të luhet me tek ndeshje, pasi gjysmëfinalet do të zhvillohen me dy sfida vajtje-ardhje, të planifikuara në datat 9 shkurt dhe 2 mars. Shorti i gjysmëfinaleve do të hidhet të premten, më 4 shkurt. Finalja e madhe do të luhet më 23 prill në stadiumin La Cartuja (Sevilje).

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey