Reagojnë agjencitë turistike, kërkojnë që Qeveria të mos vendos kushte në kufi

Sektori i turizmit konsideron se nuk duhet të lejohet që të përjetohet edhe një humbje e madhe nëse institucionet kompetente sjellin vendim të hyhet në shtet me test PCR të detyrueshëm. Këtë mendim e ndajnë të gjitha agjencitë turistike, të cilët tashmë e disa muaj luftojnë që të rimëkëmben nga viti katastrofal i 2020-tës, kur turizmi ishte në errësirë.

“Ne si grup i agjencive turistike konsiderojmë se vaksinimi është mënyrë e detyrueshme për rimëkëmbjen e ekonomisë, uljen e rasteve të vdekjes dhe numrave të qytetarëve të sapoinfektuar. Si sektor privat i cili lufton që të mbijetojë në jetë, konsiderojmë se nëse sillet vendim për hyrje në shtet me test PCR të detyrueshëm, do t’i shtyjnë të gjithë, që tashmë kanë paguar pushimin vjetor t’i kërkojnë mjetet që t’u kthehen pas, mjete të cilat tashmë janë paguar te partnerët tanë bashkëpunëtor në diasporë. Kjo do të nënkuptonte kolaps total, dhe me këtë edhe mbyllje të shumë agjencive”, thuhet në reagim.

Tregojnë edhe se klientët e tyre, të cilët deri tani kanë mbaruar pushimet, nuk ka pasur rast që janë kthyer në vend të infektuar me Covid-19 dhe se shumica prej tyre tashmë janë të vaksinuar.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey