Reagojnë hotelierët në Maqedoni, kërkojnë anulimin e masës për vaksinim të detyrueshëm

Oda e Pavarur e Hotelierëve kërkojnë urgjent heqjen e masave shtrënguese për objektet hotelierike.
Në një letër drejtuar kryeministrit Zoran Zaev, kërkojnë që Qeveria të mbajë seancë urgjente, ku do të sillet vendim për anulimin e këtyre masave. Përndryshe thonë se të gjithë pronarët do t’i mbyllin kafenetë dhe restorantet.

Hotelierët kërkojnë heqjen e masës, vaksinim i detyrueshëm për hyrje në lokal ose objekt hotelierik, si dhe masën për vendosjen e personave që do të mbajnë rendin dhe do të kontrollojnë së kush nga klientët është i/e vaksinuar.

Ndryshe, Qeveria e Maqedonisë ka marrë vendim që prej 16 gushtit të hyjnë në fuqi masa të reja për parandalimin e COVID-19

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey