Reagon ambasadori i Gjermanisë: “Non paper” gjermano-francez është lajm i rremë

Ambasadori i Gjermanisë: “Non paper” gjermano-francez është lajm i rremë.

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, e ka cilësuar si lajm të rrem publikimin e një dokumenti joformal për të cilin thuhet se e kanë përgatitur Gjermania dhe Franca dhe që në bazë të tij theksohet njohja e integritetit territorial të ndërsjellë Kosovë-Serbi.

“I ashtuquajturi “non paper” gjermano-francez, është lajm i rrem”, është shprehur Rohde.

“Mund të ketë një dokument, por sigurisht që nuk është një gjermano-francez. Ne mbështesim plotësisht dialogun e udhëhequr nga Bashkimi Evropian të drejtuar nga Miroslav Lajçak, ashtu siç e theksoi të enjten e kaluar Ministri i jashtëm i Gjermanisë, Heiko Mass në Prishtinë”.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey