Reagon banka amerikane JP Morgan që do ta financonte Superligën: Nuk e menduam këtë reagim, do të nxjerrim mësime

“JP Morgan”, banka amerikane që kishte konfirmuar se ishte gati të financonte projektin me 5 miliardë euro, ka botuar një deklaratë në të cilën komenton dështimin e idesë së promovuar nga Florentino Perez dhe Andrea Agnelli.

Projekti i Superligës Evropiane zgjati vetëm 48 orëve pas themelimit, pasi shkaktoi zhurmë të madh jo vetëm në botën e futbollit, por edhe në atë të financave. “Ne e kemi keqkuptuar se si do të pritej kjo marrëveshje nga shumica e komunitetit të futbollit në botë dhe si mund të ndikojë në të ardhmen”.

“Ne do të nxjerrim mësime nga kjo që ndodhi”, thuhet në njoftimin e bankës. Mediet kanë raportuan se gjiganti financiar kishte humbur shumë kuota pas dështimit të operacionit për krijimin e Superligës së futbollit me klubet më të mëdha në Evropë.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey