Reagon Berisha: Grenell e ka personale me Kurtin

Sali Berisha, ka reaguar pas disa deklaratve të Grenellit.

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklarimet e republikanit amerikan Richard Grenell, i quan si “personale” kundër kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit.

Sali Berisha u pyet nga A2 CNN për deklaratën e Grenellit, i cili e quajti fashist kryeminisitrin e Kosovës, Albin Kurtin, pas vendimit për reciprocitetin.

“Ka një problem të njohur midis Albin Kurtit dhe Grenellit. Nuk i di hollësitë. Albin Kurti nuk është fashist. Nëse Edi Rama është sjellë si vasal i Vuçiqit, unë jam rreshtuar në krahun e qeverisë së Kosovës, ashtu si edhe komuniteti ndërkombëtar. Unë e kam mbështetur marrëveshjen e Shtëpisë së Bardhë, që nuk i zgjidhte të gjitha problemet, por mund të ndikonte pozitivisht për marrëveshjen përfundimtare”, tha Berisha.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey