Reagon për herë të parë Donaldi pas daljes nga BBV ,përmend edhe Borën

Ai është një personazh shumë i përfolur.

Donald Veshaj ka reaguar për herë të parë pas mbarimit të “Big Brother VIP”, ku doli i dyti.

Ndonëse shkoi deri në fund, ai nuk arriti të rrëmbente dot çmimin e parë.

Mirëpo, gjatë kësaj kohe, Donaldi ka qenë në qendër të mediave rozë për shkak të ndarjes nga Beatrix Ramosaj dhe për një rikthim të shumëpërfolur me Bora Zemanin.

Vetëm pak minuta më parë, Veshaj i ka dhënë fund thashethemeve përmes një postimi në profilin e tij në Instagram.

“Kam kerkuar falje aty ku duhet dhe ku meriton dhe kam mbyllur portat qe nuk duhet ti kisha hapur kurre. Me ndihmen e kohes dhe te diellit, uroj qe bora te shkrihet”, ka shkruar ndër të tjera aktori, duke lënë të kuptohet gjithçka.

Reagimi i plotë:

Une nuk ju njoh shume ju por mund te them me bindje qe ju me keni njohur disi mua. Ne muajt e kaluar perpara syve tuaj kam dare nje piese te vetes time; kam gezuar, kam qare, kam luajtur, kam fituar e diku edhe kam gabuar.

Nuk kam folur qe nga mbarimi i Big Brother, sepse une besoj qe cdo gje qe kisha per te treguar e thashe aty me te mirat e te kegiat e mia dhe jam i lumtur per eksperiencen por i penduar per humbjen time aty; nje humbje qe po mundohem ta rifitoj qe ne momentin qe dola e ketu nuk po flas per cmimin e madh. Big Brother ishte fun dhe une mendoj qe i mora por dhe i dhashe maksimumin tim.

E nderkohe qe kamerat jane fikur, uroj te kuptoni e te respektoni qe tanime kjo eshte jeta ime reale e si te tille dua ta trajtoj. Kam kerkuar falje aty ku duhet dhe ku meriton dhe kam mbyllur portat qe nuk duhet ti kisha hapur kurre. Me ndihmen e kohes dhe te diellit, uroj qe bora te shkrihet.

Deri atehere do bej me te miren qe artin tim ta shpreh ne format qe une di dhe dashamiresine qe kam mar gjithe kesaj kohe te kem mundesi te ju a kthej.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey