Reagon Qyteti i Shkupit: Projekti më i madh i Shilegovit ishte “Muri i turpit”

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska në programin e saj katër vjeçar të Qytetit të Shkupit ka shumë më tepër projekte se pushteti i mëparshëm i cili premtoi shumë, ndërsa realizoi vetëm 5 për qind të programit të tij. Projekti më i madh i Shilegovit ishte vendosja e barrierave të betonit në “Cvetan Dimov” në Komunën e Çairit, i cili u quajt “Muri i Turpit” nga vetë banorët e kësaj komune. Në buxhetin e ri të Qytetit të Shkupit janë përfshirë një numër i madh projektesh për të cilat janë lidhur kontrata shumëvjeçare nga ana e pushtetit të mëparshëm lokal, dhe që janë në vazhdim e sipër por asnjë prej tyre nuk është as për Çarin, as për Sarajin. Pikërisht për këtë, Qyteti i Shkupit me buxhetin e ri fillon projektimin dhe realizimin e projekteve të parashikuara në programin për Shkupin modern, gjë për të cilën janë parashikuar mjete nga Buxheti i Qytetit për vitin 2022.

Programi i Qytetit të Shkupit përfshin projekte për të gjithë shkupjanët dhe për të 10 komunat e Shkupit, duke filluar nga projekti “Shkupi pa vendbanime të harruara”, pastrimi dhe rregullimi i shtratit të lumit në të dy anët e Vardarit që përfshin komunat Saraj, Gjorçe Petrov, Karposh, Qendër, Aerodrom, Gazi Babë. Qyteti i Shkupit në mandatin e tij katërvjeçar ka planifikuar ndërtimin e korsive të reja për biçikleta nga Buteli përmes Çairit deri në Qendër, dhe në 9 komunat e tjera, si dhe 5 parqe të mëdha në Çair, Gjorçe Petrov, Gazi Babë, Aerodrom dhe Kisela Voda.

Në fillim të vitit 2022 qyteti fillon edhe me projektimin e rrethrrotullimit të ri në hyrje të Shkupit te Komuna e Sarajit dhe shumë projekte të tjera të cilat do të realizohen.

Sulmet e fabrikuara nga ana e pushtetit qendror janë të përditshme, gjë me të cilën duan të mbulojnë dështimet dhe premtimet e rreme të parealizuara.

Me respekt
Qyteti i Shkupit

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey