Reagon Zyra e Presidentes: Vjosa Osmani e ka përmendur UÇK-në, s’ka asnjë telashe

Vjosa Osmani e ka përmendur UÇK-në, s’ka asnjë telashe, thonë nga Zyra e Pesidentes.

Këshilltari për media i presidentes Vjosa Osmani, Bekim Kupina thotë se shefja e shtetit vazhdimisht e ka përmendur Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës në fjalimet e saj. Sot gjatë ditës, kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj tha se Vjosa Osmani qëllimisht nuk e ka përmendur UÇK-në në postimin e saj për Betejën e Koshares.

Sipas Molliqajt, Vjosa Osmani nuk lë rast për ta shmangur UÇK-në.

Por, Bekim Kupina, këshilltar për media i Komandantes Supreme të FSK-së, në një prononcim për Express mohoi që presidentja Vjosa Osmani s’e përmend UÇK-në.

“UÇK-në, presidentja e ka përmendur vazhdimisht në të gjitha fjalimet e saj që i ka pasur, s’ka asnjë telashe në atë plan. Mundeni me i pa edhe vet”, tha Kupina.

Sot kur po shënohet 22 vjetori i Betejes së Koshares, treshja e institucioneve më të larta të vendit, presidentja Osmani, kryeministri Kurti dhe kryeparlamentari Konjufca bënë homazhe tek kompleksi memorial në Koshare.

Postimin për Betejen e Koshares nga ana e presidentes Vjosa Osmani e ka kritikuar kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj.

Ai ka thënë se Osmani qëllimisht se ka përmendur UÇK-në për ta lënë në harresë.

“Vjosa Osmani nuk është në nivelin e detyrës unifikuese të presidentit. Kjo jo vetëm për rolin e saj përçarës politik në të tashmen. Ajo po i rikthen problemet e të shkuarës. Mezi ishte arritur një pajtim tejpartiak që kur flasim për luftën flasim në radhë të parë për UÇK-në. Ajo nuk lë rast pa e shmangur, pa e munguar UÇK-në. Kur UÇK-ja është në akuzë, ajo ka zgjedhur shmangjen, harresën e qëllimshme. Roli i saj revizionist karshi ngjarjes UÇK i shkon fort për shtati liliputëve si Kurti që i flasin tërë jetën historisë, vetëm për t’u bërë vëzhgues i saj në momentin kyq, kur ndalet koha dhe hapet fusha”, ka shkruar ai në një postim në “Facebook”.

Presidentja Vjosa Osmani, në postimin e saj sot ka shkruar se thyerja e kufirit me Shqipërinë më 9 prill 1999 nga Brigada 138 ishte këmbana e lirisë por pa përmendur UÇK-në si formacionin ushtarak në të cilën bënte pjesë Brigada 138 “Agim Ramadani”.

“Thyerja e kufirit me Shqipërinë në Koshare nga Brigada 138, nën udhëheqjen e Agim Ramadanit e Sali Çekajt, 22 vjet më parë ishte kambana e lirisë. Nga 9 prilli i vitit 1999 e deri më 10 qershor, në këtë vend si askund tjetër, trimat e kësaj Brigade, i dhanë goditjen përfundimtare regjimit gjenocidal serb, i cili në këtë datë shënoi kapitullimin. Në këtë ditë nuk u hoq vetëm një gur kufiri, por u hoq edhe një pengesë emocionale ndërmjet motrave e vëllezërve në Kosovë e Shqipëri.Liria mori kuptim kur trimat e Brigadës 138, e vulosën përfundimisht lirinë tonë, shtruan bazament të fortë për të ardhmen, shtetin dhe kujtesën historike”, ka shkruar Osmani.

Beteja e Koshares tash e 22 vjet është temë e debatit në Kosovë, për atë se a është organizuar nga Ministria e Mbrojtjes nën qeverinë Bukoshi apo nga Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey