Real Madrid është fituesi i Superkupës së Spanjës, teksa ka arritur që të mundë me penallti 4-1 në finale skuadrën e Atletico Madrid. Vendimtare ishin gabimet e Saul dhe Thomas, duke u dorëzuar sërish përballë rivalëve të qytetit.
Koha e rregullt dhe shtesa u mbyllën në barazim pa gola. Të dyja skuadrat patën mundësi të mira shënimi, por rezultati nuk do të ndryshonte, Në kohën shtesë Valverde u ndëshkua me karton të kuq pasi penagoi Moratën që po shkonte drejt portës.
Kjo është Superkupa e 11 për Realin, teksa e fundit ishte rrëmbyer në vitin 2017. Një tjetër sukses i madh për Zidane, që ka fituar 11 finale nga 11 në të cilat ka qenë në krye të Los Blancos.