Real Madridi arrin marrëveshje me Rudigerin

Real Madridi raportohet se ka arritur marrëveshje verbale me Antonio Rudigerin.

Sipas gazetarit të njohur, Fabrizio Romano, Real Madridi është shumë afër të sigurojë shërbimet e mbrojtësit gjerman.

Gjatë ditës së djeshme, trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel konfirmoi largimin e Rudigerit nga klubi, pasi t’i përfundon kontrata në qershor.

Për gjermanin kanë shprehur interesim shumë skuadra, mirëpo duket se tashmë ka gjetur klubin ku do të luajë në sezonin e ardhshëm.

Rudiger me Chelsean ka zhvilluar 196 paraqitje, teksa ka shënuar 12 gola dhe ka asistuar shtatë të tjerë. /Klankosova.tv/

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey