Reali merr fitore të madhe në “Stamford Bridge”, Bayerni befasohet nga Villarreali

Me dy ndeshjet e sotme është kompletuar rrethi i ndeshjeve të para të fazës çerekfinale të garës më prestigjose evropiane në nivel të klubeve, Ligës së Kampionëve.

Skuadra e Real Madridit ka marrë një fitore të madhe në ndeshjen e parë duke triumfuar ndaj Chelseat në “Stamford Bridge” me rezultat 3-1.

Ishte sulmuesi francez Karim Benzema heroi i madrilenëve duke shënuar tre gola, dy në pjesën e parë në minutat 21’ dhe 24’, kurse të tretin e realizoi më të filluar pjesa e dytë.

Golin e vetëm për vendasit e realizoi Kai Havertz në minutën e 40’ të ndeshjes.

Gjithsesi ky rezultat lë të hapur gjithçka sa i përket skuadrës që do të vazhdojë në gjysmëfinale të kësaj gare.

Befasia ndodhi në ndeshjen tjetër të mbrëmjes, aty ku Villarreali triumfoi ndaj gjigantit bavarez, Bayern Mynih me rezultat minimal 1-0.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e realizoi Danjuma në minutën e tetë të ndeshjes.

Ballafaqimet kthyese do të zhvillohen në mesjavën e ardhshme.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey