Reali nënshkruan marrëveshjen me kompaninë e famshme gjermane

Reali i Madridit ka zyrtarizuar marrëveshjen me kompaninë gjermane të automjeteve BMW, e cila zëvendëson Audi-n si partnere të klubit “për lëvizshmërinë e së ardhmes, qëndrueshmërinë dhe diversitetin”.

Ceremonia zyrtare e nënshkrimit u mbajt në sallën e këshillit të Real Madrid City, ku ishin të pranishëm presidenti Florentino Pérez dhe Manuel Terroba, shef ekzekutiv i BMW Group Spanjë dhe Portugali.

BMW i bashkohet Realit në kategorinë e sponsorit global së bashku me disa kompani dhe korporata të tjera ndërkombëtare. Vetëm Adidas dhe Fly Emirates gëzojnë një nivel më të lartë sponsorizimi.

“Ekipet e para të futbollit për meshkuj dhe femra të Real Madridit dhe ekipit të basketbollit, si dhe stafi i tyre përkatës stërvitor, do të kenë 100% automjete elektrike BMW për lëvizjen e tyre (ata mund të zgjedhin midis cilitdo prej modeleve aktuale: iX, i4, iX3, i7 ose iX1)”, njofton Reali në faqen e tij zyrtare.

“Reali i Madridit përfaqëson jo vetëm institucionin lider sportiv në botë, por edhe një entitet në evolucion të vazhdueshëm, duke kërkuar përsosmëri në aktivitetet e tij përmes kërkesës, talentit, cilësisë dhe lidershipit, si dhe një angazhim të fortë për qëndrueshmërinë, solidaritetin, diversitetin dhe frymën fituese. Kjo e bën partnerin perfekt për t’u përballur me sfidat e tanishme dhe të ardhshme”, deklaroi drejtuesi i BMW.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey