Refuzohet kërkesa e Novak Gjokoviqit për kuzhinier personal në Australi

Kërkesa e Novak Gjokoviqit për të pasur kuzhinier personal dhe një fushë tenisi është refuzuar nga zyrtarët australianë.

Numrit një të tenisit në botë i është mohuar çdo “trajtim i veçantë” gjatë qëndrimit të tij në Qendrën e Emigracionit.

Gjokoviq po kalon ditën e tretë në një hotel në Melburn, i cili është shndërruar në një qendër për emigrantët – disa kilometra larg hoteleve luksoze ku po qëndrojnë shumica e lojtarëve të “Australian Open”, raporton Sky News.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey