Refuzoi të shkojë në burg, arrestohet 32-vjeçari nga Tetova

Mbrëmë, në rrugën “Ivo Lola Ribar” në Tetovë është arrestuar 32-vjeçari me iniciale E.I., pasi i njëjti nuk ishte paraqitur në Burgun e Tetovës për të vuajtur dënimin me burg.

“Është arrestuar 32-vjeçari nga Tetova E.I.. Ai është kërkuar me urdhër gjyqësor për mbajtjen e dënimit me burg. E.I. është mbajtur nën arrest në stacionin policor, pas çfarë është dërguar në Burgun e Tetovës për mbajtjen e dënimit”, qëndron në kumtesën e Ministrisë së Punëve të Brendshme, transmeton TV21.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey