Regjistrim, e jo Evidentim, Hoxha i jep mesazhin e qartë Mickoskit

Ministri dhe Sekretari gjeneral i Lëvizjes BESA, Arjanit Hoxha i ka përcjell një porosi kreut të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, i cili theksoi se diaspora nuk regjistrohet, por duhet të evidentohet.

“Evidencë apo regjistrim, Mickoski le ta quajë si të dojë, por një gjë është e sigurtë se në numrin e përgjithsëm të popullsisë do numërohet çdo qytetar i cili është përfshirë në Regjistrimin e popullatës, qoftë në vend apo në diasporë.

Numrat nuk do mund të fshihen pavarsisht se si ka qejf të interpretojë lideri i opozitës Hristijan Mickoski!”, ka theksuar ministri Arjanit Hoxha.

Kryetari i partisë opozitare maqedonase VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski ka përsëritur qëndrimin e tij, se për momentin bëhet kryerje e evidentimit të diasporës, dhe jo regjistrim i saj. Ai këtë e ka theksuar në intervistën në Klik Plus në TV21. Edhe pse në ligj thuhet diaspora vetregjistrohet, Mickoski thotë se ka vetëm evidentim, pasi që sipas tij, regjistrohet popullsia që jeton në vendin tonë.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey