Regjistrimet në shkollat e mesme fillojnë më 14 qershor në Maqedoninë e Veriut, ka 30.053 vende

Regjistrimet në shkollat ​​e mesme fillojnë në 14 qershor, njoftoi Ministria e arsimit dhe shkencës (MASH). Konkursi për vitin shkollor 2021/2022 parashikon në 109 shkolla të mesme – 30.053 vende të lira të nxënësve në 913 paralele, nga të cilat 19.602 në arsimin profesional në 604 paralele, 9.261 në gjimnaze në 274 klasa dhe 1.190 vende të nxënësve në 35 paralele në arsim për art, akademia sportive, shkolla e mesme sportive dhe gjimnazin matematikor – informatik, raporton SDK, transmeton Portalb.mk.

Nxënësit të cilët dërgohen në provimet përmirësuese, provimin vjetor, provime për përparim më të shpejtë, mund të regjistrohen në shkolla ku ka vende të lira pas afatit të qershorit, përkatësisht më 23 gusht, për të cilën ata paraqesin dokumentacion për dëshmi.

“Fokusi është në arsimin profesional, si arsimim i së tashmes dhe i të ardhmes. Në periudhën e kaluar, Ministria e arsimit në bashkëpunim dhe me mbështetjen e projektit ‘Arsim për punësim në Maqedoninë Veriut’ dhe Agjencia zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim realizuan fushatën ‘Mëso zgjuar, puno profesionalisht’ e cila synon të rrisë ndërgjegjësimin e publikut për arsimin e mesëm profesional, të edukojë dhe informojë për rëndësinë e tij për ekonominë kombëtare duke promovuar dhe harmonizuar ofertën dhe kërkesën në tregun e punës”, thonë nga MASH.

Janë themeluar 97 paralele në 46 shkolla të mesme në 25 komuna, të cilat së bashku me mbi 200 ndërmarrje do të implementojnë konceptin e arsimit të dyfishtë. Për vitin e ri shkollor, janë paraparë 2.000 bursa me vlerë 3.500 denarë në muaj gjatë 9 muajve të vitit për të gjithë ata që do të regjistrohen në klasë të sistemit dyfishtë ose në arsim trevjeçar profesional.

Gjithashtu, do të ndahen 200 bursa në vlerë prej 2.200 denarë në muaj, gjatë 9 muajve të vitit për nxënësit e regjistruar në vitin e parë në profesionet deficitare si elektroteknika, makineria, hoteleri-turizëm, ndërtimtari-gjeodezi, bujqësor-veterinari dhe profesioni tekstili-lëkur punues.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey