Regjistrimi 2021: Rajoni i Shkupit me rritje të popullsisë

Në Rajonin e Shkupit, edhe pse me sipërfaqe të vogël prej 1.812 kilometra katrorë ose 7.3% e territorit të vendit, siç njoftonë Klan M jetojnë numri më I madh I banorëve – 607.007 ose 33.04% e popullsisë së përgjithshme rezidente. Njëkohësisht është edhe rajoni më i populluar me 334.99 banorë në një kilometër katrorë.

Rajoni I Shkupit është I vetmi nga tetë rajonet ku është rritur numri I banorëve. Siç njoftonë Klan M në krahasim me vitin 2002, Regjistrimi I fundit thotë se numri I banorëve është rritur për 28.863 apo për 15.9 banorë në një kilometër katrorë.

Në njëzet vitet e fundit bashkë me rritjen e popullsisë janë rritur edhe amvisëritë për 29.2014 apo 15.14% dhe banesat për 54.858 ose 22.55%.

Rritje më e madhe shënohet në Studeniçan me 27.39%, Shuto Orizarë – 23.68%, Sopishtë – 18.69% dhe Petrovec – 10.84%. Vijojnë Ilindeni me 9.70%, Haraçina – 9.30%, Saraji – 8.45%, Çuçer Sandeva – 8.32%, Kisella Voda – 8.26%, Aerodromi – 7.95%, Gjorçe Petrovi – 7.71%, Karposhi – 6.86% dhe Buteli – 1.60%.

Shifrat absolute flasin se rritje më të madhe ka në Aerodrom – 5.726 banorë apo 262 banorë në një kilometër katrorë

Rënie të popullsisë siç njoftonë Klan M shënohet në Zelenikovë për 17.67%, Gazi Babë – 4.12%, Çair – 3.45% dhe Qendër – 3.24%.

Të dhënat e Regjistrimit flasin se Gazi Baba dhe Qendra, edhe pse kanë humbur nga 2.991 dhe 2.237 banorë, më 20 vitet e fundit kanë rritur numrin e amvisërive dhe banesave.

RAJONI I SHKUPIT

RRITJE E POPULLSISË

Studeniçani – 27.39%

Shuto Orizarë – 23.68%

Sopishtë – 18.69%

Petrovec – 10.84%

Ilindeni me 9.70%

Haraçina – 9.30%

Saraji – 8.45%

Çuçer Sandeva – 8.32%

Kisella Voda – 8.26%

Aerodromi – 7.95%,

Gjorçe Petrovi – 7.71%

Karposhi – 6.86%

Buteli – 1.60%.

/KlanMacedonia/

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey