REGJISTRIMI DHE SHQIPTARËT

Nga Xhevdet Nasufi
1
Është e papranueshme nga kushdo qoftë që në këtë shekull, me të drejtë shekulli i shqiptarëve, në Maqedoninë e Veriut në emër dhe interes të tyre të vendosin për çështje madhore , liderët e partive maqedonase të paçertifikuar si demokrat dhe shtetëdashës .
Zaevi dhe Mickovski kur u ulen në tavolinen e bisedimeve komunikuan zëshëm për faktin se maqedonasit janë autoriteti i vendosjes për regjistrimin kur të bëhet dhe si të realizohet , në mos edhe rezultatin e tij. Karshi këtij instrumentalizimi të maqedonasve u përballem me paftësinë dhe pafuqishmërinë apsurde të shqiptarëve, konkretisht me heshtjen e Aliut dhe BDI-së.
Sikur edhe këto të dy lider tani, në vitin 2001 veproj edhe nacional-shovenisti Gruevski, bile edhe pa paktin brendamaqedonas dhe votat e mjaftueshme të vetat. Tërë kjo shtyrje e regjistrimit të popullsisë si rregull, bëhet para se të zbatohen procedurat respektive në respekt të ligjit, demokracisë konsensuale ndëretnike. Pra,nëpërkëmbën shqiptarët ,ashtu edhe Kuvëndi i Maqedonisë Veriore.

2
Karshi këtij destruksioni politikë Aliu hesht,imiton pushtetarin e moderuar. Bile në këtë sens, Aliu është në kundërshtim me gjithë ate që po e ushtron si politikan kaq vite duke sendërtua më në fund si praktikë, politiken e heshtjes kur duhet por edhe kur nuk duhet. Bile edhe atëher kur ajo është shqetësuese dhe e frigshme. Lideri i BDI-së edhe më keq se kaq, për njëzetvjet qeverisje e ka frakcionuar politiken shqiptare në ekstremitet, e ka çveshur ate nga idetë dhe proektet progresiste nacionaliste. Ky vlerësim është shqetësues për faktin e ditur se Ballkani, Srbija në veçanti funksionon me platformen e papërmirsueshme,por as forca të caktuara nacional shoveniste në politiken e Maqedoninsë së Veriut, përfshi Mickovskin dhe Zaevin nuk e kanë ndërgjegjësuar veprimin politik në raporti me shqiptarët.

3
Kjo politikë tani po legalizohet dhe legjitimohet edhe me proektin e regjistrimit të popullsisë.Përpjekja që shqiptarët të jenë më pak sa realisht janë, është më se e qartë.Përpjekja që diaspora enorme e shqiptarëve që “pushtoj “ botënë në decenien e fundit po tentohet të minimizohet në numra.Tërë këto fakte nuk mund të kundërshtohen.
Andaj,për këtë manipulim politik të regjistrimit qeveritarët shqiptar dhe Aliu në veçanti kanë përgjegjësi historike. Heshtja që manifestohet, veçmas tani pas shtyrjes së aksionit statistikor nuk është aleat shpresëdhënës. Misioni moral,etik dhe kombëtar i politikës shqiptare me në krye Aliun realizohet vetëm atëher kur mbrohet regjistrim i drejtë,gjithpërfshirës dhe jo me llafim politik sahterp, që edhe si i till për momentin nuk funksiono . Heshtja ndaj veprimeve djallzore të Gruevskit,Zaevit dhe Miskovskit nuk është ugur i mirë. Jo pse dikush do të ndërpresë historinë, por që të rifairmojë politika të skaduara nga numrat e regjistrimit sigurisht se po, por të shpresojm se jo në bashkveprim me shqiptarët.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey