Regjistrohen 32 viktima dhe 708 raste të reja me virus

Gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 7.174 teste të kryera janë regjistruar 708 raste të reja me Covid-19, prej të cilëve 315 vetëm në Shkup.

Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 573 pacientë, transmeton Alsat. Ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 32 pacientë. Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 179.587 raste, prej të cilëve 158.441 janë shëruar, kurse 6.045 kanë ndërruar jetë. Aktualisht në vendin tonë janë 15.101raste aktive me virusin korona.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey