Regjistrohen tre viktima dhe 87 raste të reja me coronavirus në Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e kaluara janë kryer 1.384 teste, ndërsa janë regjistruar 87 raste të reja me coronavirus.

Instituti për Shëndet Publik njofton se 141 pacientë janë shëruar nga coronavirusi.

Në regjistrin “Termini Im” janë konfirmuar tre viktima nga coronavirusi. Shkup (2) dhe Ohër (1) të moshës nga 64 deri në 74 vjeç. Personat e vdekur janë regjistruar në periudhën 08.05.-28.05.2022.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostifikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 312.022, numri i të shëruarve është 302.202, numri i të vdekurve është 9.306, ndërsa numri i rasteve aktive është 514./Telegrafi/

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey