Regjistruesve u kërkohet t’i kthejnë laptopët, reagojnë Xhaferi dhe Selami

Regjistrimi po hyn në qorrsokak pas marrëveshjes së djeshme politike mes krerëve të dy partive LSDM dhe VMRO-DPMNE, Zoran Zaev dhe Hristijan Mickoski, që regjistrimi i popullsisë të shtyhet për në shtator të këtij viti, edhe pse ligji në fuqi obligon të gjitha palët që vijon ky proces.

Por pas kësaj marrëveshje, disa regjistrues që janë përzgjedhur për të bërë regjistrimin në terren kanë theksuar se jan thirrur nga drejtuesit e tyre në komisionet komunale të regjistrimit që të dorëzojnë laptopët.

Lidhur me këtë shqetësim ka reaguar kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi në emisionin Click Plus në TV21, duke shtuar se për këtë duhet të përgjigjet Enti Shtetëror i Statistikave, pasi që ligji akoma është në fuqi.

Zëvendësdrejtori i Entit, Ilmi Selami ka theksuar se nuk ka ndërprerje të regjistrimit, sepse ligji ende është në fuqië dhe se do të evidentohen rastet e tilla. “Duhet të punojmë në realizimin e Regjistrimit, derisa nuk sillet një ligj tjetër”, tha Selami. (INA)

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey