Reja flet pas humbjes së radhës

Shqipëria u mposht me rezultatin 1-3 përballë Italisë në “Air Albania” në miqësore. Trajneri i Kombëtares shqiptare, Edi reja, u shpreh pas kësaj përballje i kënaqur se si reagoi skuadra në fushë.

“Kemi bërë mirë në fillim, pastaj pas golit të tyre, ishin dy rivënie anësore ku i dhamë topin.

Në pjesën e parë pësuam shumë. Nuk ishte ky orientimi, kishte shumë distancë mes mbrojtjes dhe sulmit.

Në pjesën e dytë bëmë agresivitet lart e krijuam ato mundësi, bëmë dy traversa dhe bëmë ndeshje të mirë. Në pjesën e dytë jam i kënaqur nga sjellja, kemi bërë një ndeshje të mirë, dy traversa, te 2-1 nëse shënonim, mund të hapej ndeshja dhe të ishte një ndeshje e mirë.

Asllani? Janë lojtarë që kthehen, ka gjetur pak hapësira por po përmirësohet. Por bën eksperiencë në ekip të rëndësishëm e po rritet. Ai do të rritet se ka aftësi të rëndësishme. Në ndeshjen e sotme kisha nevojë më shumë për lojtarë si Bare e Abrashi se kisha nevojë për lojtarë me cilësi fizike, Duhet marrë në konsideratë ndaj k..

Shqipëria u mposht me rezultatin 1-3 përballë Italisë në “Air Albania” në miqësore. Trajneri i Kombëtares shqiptare, Edi reja, u shpreh pas kësaj përballje i kënaqur se si reagoi skuadra në fushë.

“Kemi bërë mirë në fillim, pastaj pas golit të tyre, ishin dy rivënie anësore ku i dhamë topin.

Në pjesën e parë pësuam shumë. Nuk ishte ky orientimi, kishte shumë distancë mes mbrojtjes dhe sulmit.

Në pjesën e dytë bëmë agresivitet lart e krijuam ato mundësi, bëmë dy traversa dhe bëmë ndeshje të mirë. Në pjesën e dytë jam i kënaqur nga sjellja, kemi bërë një ndeshje të mirë, dy traversa, te 2-1 nëse shënonim, mund të hapej ndeshja dhe të ishte një ndeshje e mirë.

Asllani? Janë lojtarë që kthehen, ka gjetur pak hapësira por po përmirësohet. Por bën eksperiencë në ekip të rëndësishëm e po rritet. Ai do të rritet se ka aftësi të rëndësishme. Në ndeshjen e sotme kisha nevojë më shumë për lojtarë si Bare e Abrashi se kisha nevojë për lojtarë me cilësi fizike, Duhet marrë në konsideratë ndaj kujt luan, ai do të ketë mundësinë të luajë në ndeshje të tjera kur të luajmë ndryshe. Këtu duhet të jenë funksionalë të 22 lojtarët, kush luan e kush jo.

Mendoj se janë më shumë ndeshje, janë 1050 mos gabohem se kanë kaluar 1000 kur kam qenë te lacio. Por më kënaq që vazhdoj, është një ecuri e mirë, se të bësh 1000 ndeshje nuk është pak. Jam i kënaqur dhe krenar për atë që kam bërë e bëj. Ishte kënaqësi të luaja ndaj Italisë, një ndeshje e madhe. Njerëzit u argëtuan, edhe pse mund të ishte ndonjë gol më shumë, e meritonim. Por nuk mund të meritonim, nuk mund të kishte kënaqësi më të madhe se kjo.

Ndryshime me Armeninë? Me shumë mundësi po se do të shoh se kemi probleme mbrapa e para. Duhet parë se si është Broja se kemi pak sulmues qendre. Kishte lojtarë si ishte Skuka, ai hyri e kishte dy raste. Hyri e ishte mirë. Unë kisha dyshime por ai tregoi se mund të jetë pjesë e skuadrës”, tha Reja.

Loading...