Reja i pasigurt për qëndrimin: E di ku do ndërhyj nëse vazhdoj

Shqipëria fitoi 2-0 përballë Armenisë falë golave të Xhuliano Skukës dhe Kristjan Asllanit.

Suksesi i parë për vitin 2022 erdhi pas 369 ditësh, triumf për të cilin Edi Reja foli në SuperSport, aty ku preku edhe tema të tjera, duke u ndalur edhe te lojtarët e Superiores.

Fitore në ndeshjen e fundit? Ndoshta, po nuk i dihet, nuk mund ta them. Të shohim se çfarë do të ndodhë. Djemtë treguan temperament dhe dëshirë të madhe. Kur ka lëvizje në sulm loja bëhet edhe më e lehtë për mesfushën. Luajtëm mirë, jam i kënaqur sot. Ky duhet të jetë shpirti i Shqipërisë, me ose pa mua, pasi energjia e djemve është e rëndësishme në ekipin kombëtar, njësoj si dëshira dhe lidhja me fanellën.

Lojtarët e Superiores? I kam ndjekur këta lojtarë gjatë kampionatit. Ka shumë lojtarë që më kanë rënë në sy, ka lojtarë që mund të bëjnë mirë në Kombëtare. Mua më pëlqen të bëj edhe stërvitje dhe seleksionime javore apo mujore, gjithmonë nëse më lejojnë klubet. Nuk e di nëse do të vazhdoj, por kushdo që do vijë do..

Shqipëria fitoi 2-0 përballë Armenisë falë golave të Xhuliano Skukës dhe Kristjan Asllanit.

Suksesi i parë për vitin 2022 erdhi pas 369 ditësh, triumf për të cilin Edi Reja foli në SuperSport, aty ku preku edhe tema të tjera, duke u ndalur edhe te lojtarët e Superiores.

Fitore në ndeshjen e fundit? Ndoshta, po nuk i dihet, nuk mund ta them. Të shohim se çfarë do të ndodhë. Djemtë treguan temperament dhe dëshirë të madhe. Kur ka lëvizje në sulm loja bëhet edhe më e lehtë për mesfushën. Luajtëm mirë, jam i kënaqur sot. Ky duhet të jetë shpirti i Shqipërisë, me ose pa mua, pasi energjia e djemve është e rëndësishme në ekipin kombëtar, njësoj si dëshira dhe lidhja me fanellën.

Lojtarët e Superiores? I kam ndjekur këta lojtarë gjatë kampionatit. Ka shumë lojtarë që më kanë rënë në sy, ka lojtarë që mund të bëjnë mirë në Kombëtare. Mua më pëlqen të bëj edhe stërvitje dhe seleksionime javore apo mujore, gjithmonë nëse më lejojnë klubet. Nuk e di nëse do të vazhdoj, por kushdo që do vijë do të gjejë një punë të ngritur, do gjejë tavolinën plot dhe shumë lojtarë të talentuar, do ketë mundësinë të zgjedhë.

Loading...