Reja ndërron mendje, zëvendësuesin e Hysajt e merr nga Finlanda


Dëmtimi i Elseid Hysajt në ndeshjen Torino-Napoli bëri që shkodrani të humbë ndeshjet eliminatore të Kombëtares Shqiptare, duke prishur jo pak planet e trajnerit Edi Reja, që fillimisht vendosi të mos marrë asnjë emër tjetër për ta zëvendësuar.

Megjithatë gjatë ditës së sotme Reja ka ndryshuar mendje, duke thirrur në ekip mbrojtësin Hysen Memolla, që u mungon kuqezinjve prej disa kohësh, për shkak të problemeve që kaloi në kampionatin kroat.

Aktualisht Memolla po luan në kampionatin finlandez me skuadrën e KPV, ku ka shënuar 3 gola në 7 ndeshje, duke treguar një formë mjaft të mirë, ndërsa paraprakisht ishte vendosur edhe në listën e rezervave nga trajneri Edi Reja.

Futbollisti 27-vjeçar luan në krahun e majtë, por mund të përshtatet edhe në të djathtë, ndërsa tani do të ketë mundësi të bindë trajnerin Reja në seancat stërvitore, për të fituar një vend në formacion.

Loading...



Behu pjese e LAJME.mk , kliko LIKE fanpage ne facebook me posht!
Nga LAJME.mk October 8, 2019 1:56 pm ne Sport. ne link https://lajme.mk/?p=158428
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen Lajme.mk prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne email [email protected] lajme.mk ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit