Reshitaj: Qeveria të ndajë buxhet për familjet që kanë humbur kryefamiljarët nga COVID-19

Deputetja e AAK’së kërkon nga Qeveria që të ndajë buxhet për familjet që kanë humbur kryefamiljarët nga COVID-19.

Deputetja nga radhët e AAK’së, Albena Reshitaj, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës dhe Ministria e Shëndetësisë që të ndihmojë financiarisht familjet që kanë humbur kryefamiljarët e tyre si pasojë e virusit COVID-19.

Reshitaj ka thënë se kategori e ndjeshme janë edhe ato familje që kanë humbur kryefamiljarin dhe kanë fëmijët nën moshën 18 vjeçare.

“Kërkoj nga Qeveria e Kosovës dhe Ministria e Shëndetësisë që të trajtojë familjet që kanë humbur kryefamiljarin e tyre. Në ato familje të ndajë shteti ndihmë financiare për një periudhë derisa ata të kenë ndonjë mundësi tjetër. Ndërsa, kategori e ndjeshme janë edhe ato familje që kanë humbur kryefamiljarin dhe kanë fëmijët nën moshën 18 vjeçare”, ka thënë ajo.

Reshitaj po ashtu ka kërkuar shtesa më të larta për punëtorët shëndetësorë.

Ajo ka thënë që punëtorëve shëndetësorë duhet t’u ndahen shtesa sa gjysma e pagave të tyre.

“Kërkesa ime ishte për shtesa minimum 50 për qind sa i pagës minimale të tyre. Sikur ta kishim këtë pjesë të ligjit, tani nuk do të kishim nevojë të shqetësonim as personelin shëndetësorë e as inspektoratin me vendime e shfuqizim vendimesh. Kërkoj nga komisioni ta kenë parasysh këtë çështje”, ka theksuar ajo.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey