Reshjet e borës dhe mungesa e energjisë paralizojnë banorët e fshatrave të Tetovës

Të rreshurat e pandërprera të borës kanë vështirësuar lëvizjen e banorëve të fshatrave të Tetovës në dy anët e lumit. Shqetësimi është bërë nga dega e Aleancës për Shqiptarët në Tetovë, duke alarmuar për ti ndalë në ndihmë këtyre vendbanimeve.

“Si shpeshherë rrugët e këtyre fshatrave nuk pastrohen nga Komuna e Tetovës dhe ndërmarrja e cila e ka fituar tenderin për pastrimin e rrugëve.

Për të qenë tragjedia me madhe disa banorë të këtyre fshatrave kanë denoncuar se nuk as rrymë elektrike gjatë këtyre ditëve”, thekson ASH.Nga kjo parti apelojnë tek Komuna e Tetovës që urgjentisht të dërgojë makineritë për pastrimin e rrugëve edhe atë në rrugën Sellcë -Vicë, rruga për në fshatin Gjermë , si dhe rrugën Shipkovicë-Brodec-Veshallë -Bozofcë.

“Është e patolerueshme neglizhenca e Komunës së Tetovës qe sa herë që bie borë, banorët e malësisë së Tetovës të paralizohen dhe mos te mund te lëvizin dhe ti kryejnë punët e tyre të përditshme. Gjithashtu bejme thirje edhe EVN që të dalë në teren dhe të sanojë defektet e rrymës elektrike”, thekson Aleanca për Shqiptarët – Dega Tetovë. (INA)

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey