Reshjet e dëborës pengojnë qarkullimin, kolona automjetesh në rrugën Gostivar – Kërçovë

Reshjet e dendura të dëborës kanë vështirësuar qarkullimin në rrugët rajonale të vendit.

Në rrugën Gostivar – Kërçovë qarkullimi është bërë thuajse i pa mundur, kësisoj janë shkaktuar kolona automjetesh në këtë aks rrugor.

Ankesa të shumta ka pasur nga udhëtarë.

Ata për redaksinë e TV21 bëjnë të ditur se pritjet kanë qenë më shumë se një orë.

Nga Lidhja Automote e Maqedonisë kanë njoftuar gjatë mëngjesit se ka ndalesë për qarkullim të automjeteve të rënda në këtë aks rrugor.

Ndalesa në Strazhë ka filluar që nga ora 02:40.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey