Reshjet e mëdha të borës, komuna e Drenasit me apel për qytetarët

Komuna e Drenasit kërkon shmangien e daljeve të panevojshme.

Komuna e Drenasit ka bërë thirrje që qytetarët të shmangin daljet e panevojshme për shkak se ka vështirësi qarkullimi në rrugët e kësaj komune.

“Të nderuar qytetarë të Komunës së Drenasit, pas reshjeve të fundit të borës, rrugët janë vështirësuara për qarkullim, ndonëse kompanitë e kontraktuara janë në teren për të lehtësuar qarkullimin, kryesisht në zona më të thella rurale”, thuhet në njoftimin e Komunës së Drenasit.

Më tej në njoftim thuhet se dy kompanitë e kontraktuara janë duke pastruar borën, fillimisht në zonat me të thella rurale për të vazhduar edhe në të gjitha pjesët tjera ku janë të obliguara sipas kontratës.

Java e parë e stinës së pranverës do të jetë me borë dhe temperatura të ulëta. Kështu ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Sipas IHK-së, bora e cila po bie do të vazhdojë edhe në pjesën e parë të javës së ardhshme por intensiteti do të dobësohet nga e marta.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka theksuar se temperaturat minimale gjatë këtyre pesë ditëve të ardhshme do të lëvizin ndërmjet -4 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-11 gradë Celsius si dhe do të fryjë erë nga veriperëndimi dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-9m/s.

“Sa i përket situatës biometeorologjike ajo mbetet e pafavorshme për personat me sëmundje kronike, ndërsa cilësia e ajrit paraqitet relativisht e mirë për shkak të aktivitetit të vazhdueshëm të këtyre elementeve meteorologjike”, thuhet në njoftimin e tyre.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey