Reshjet e shiut ndihmuan në shuarjen e zjarreve në Maqedoni

Shiu me intensitet të lartë që ka rënë mbrëmë dhe deri rreth orës tre të mëngjesit, ka ndihmuar në shuarjen e zjarrit në mes të fshatrave Vlladevci dhe Tribiçino të Komunës së Vasilevës.

Sipas Aleksandar Gudev, komandant i zjarrfikësve të Strumicës, tha sot në mëngjës se zjarri është vënë plotësisht nën kontroll, ndërsa në terren është vendosur një ekip prej 30 personash nga Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim.

“Për momentin nuk ka vende ku ka rrezikshmëri nga zjarret, edhe reshjet e shiut dukshëm ndihmuan në shuarjen e flakëve, por duke qenë se është terren shumë i vështirë dhe i paarritshëm, do të kemi kujdes që zjarri të mos riaktivizohet gjatë ditës”, tha Gudev.

Ndryshe, zjarri në këtë lokacion ka shpërthyer më datë 25 të këtij muaji, ndërsa gjatë ditës së djeshme, sipas informacioneve nga Qendra për Menaxhim me Kriza, ekzistonte rreziku që zjarri të përfshijë fshatin Vlladevci dhe të kaloj në drejtim të fshatit Tribiçino.

Nga QMK kanë informuar se tashmë situata me zjarret paraqitet e qetë, pasi edhe reshjet e shiut ndihmuan në shuarjen totale të disave prej tyre.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey