Rexhepi: Edhe sot jam i bindur se veprimi im e mbajti gjallë procesin eurointegrues

Edhe sot e asaj dite jam i bindur se veprimi im ka mbajtur në jetë procesin e integrimeve. Çdo shumicë e re do të ishte thikë në arkivol dhe do të thoshte fund i qëllimit të qytetarëve në rrugën tonë evropiane.

Këtë do të vazhdojë të bëjë edhe në të ardhmen.

Kështu deklaroi deputeti Kastriot Rexhepi në pyetjen e “Fokus” se si do të veproj nëse Maqedonia edhe këtë qershor nuk fillon negociatat me BE-në, duke qenë se kur ai ju bashkua mazhorancës, arsyeja kryesore ishte që të kontribuojë në përparimin e Maqedonisë drejt BE-së.

“Nuk ka dorëheqje nga anëtarësimi në Bashkimin Evropian, nuk do të ndalemi për reformat, nuk heqim dorë nga dëshira Maqedonia e Veriut të jetë anëtare e Bashkimit Evropian dhe shtet evropian me ët gjitha standardet. Kjo është agjenda jonë evropiane prej të cilës kjo Qeveri dhe unë nuk dotë heqim dorë asnjëherë sepse Maqedonia e Veriut nuk ka rrugë tjetër përpos asaj evropiane. Kemi fqinj, kemi miq, kemi aleatë, jemi bërë shtet serioz. Do të ngelemi të përkushtuar dhe do t’ia dalim”, thotë Rexhepi.

Ai shton se Qeveria po bënë përpjekje serioze me mbështetjen e shumicës parlamentare që orë e më parë të fillojnë negociatat, ndërsa mbështetja nga SHBA dhe BE janë motiv plus për përpjekjet për heqjen e vetos, dhe përkushtimit të fuqishëm i dialogut me Bullgarinë fqinje për gjetjen e zgjidhjes evropiane, të denjë prë të dy shtetet dhe dy popujt.

Rexhepi hyri në Kuvend si deputet i Besës, por nëntorin e vitit të kaluar kaloi te shumica parlamentare e udhëhequr nga LSDM, ditën kur duheshte të bie Qeveria. (INA)

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey