Rezulton i suksesshëm peticioni, NETFLIX e njeh Kosovën si shtet

Rrjeti ndërkombëtar i filmave “Netflix” e ka njohur më në fund shtetësinë e Kosovës.

Këtë e ka bërë të ditur inicuesi i peticionit për shtimin e Kosovës në listën e shteteve, Sovran Hoti, shkruan lajmi.net.

Ai ka thënë se kjo është arritur pas 37 mijë nënshkrimeve që iu bënë peticionit.

“Netflix ka shtuar Kosovën në listën e shteteve me kodin telefonik +383 në platformën e tyre. Presim t’pasoj e njëjta edhe për vendnodhjen e përdoruesve kosovarë”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Nuk u deshtën 200 mijë, me 37 mijë nënshkrime dhe rreth 2 muaj, Netflix e dëgjoi thirrjen tonë.

Netflix ka shtuar Kosovën në listën e shteteve me kodin telefonik +383 në platformën e tyre. Presim t’pasoj e njëjta edhe për vendnodhjen e përdoruesve kosovarë.

Faleminderit të gjithëve që më keni mbështetur në këtë arritje simbolike, por të dinjitetshme!. /Lajmi.net/

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey