Ridvan Dervishi merr përkrahje nga biznesmenë kumanovarë

Edhe sot kanë vazhduar takimet elektorale në prag të zgjedhjeve lokale të 17 tetorit.
Ridvan Dervishi ka marrë përkrahje të madhe edhe nga afaristët e njohur nga Kumanova.
Ky i fundit ka falënderuar për përkrahjen, duke theksuar se kjo do ta bëj atë edhe më të përgjegjshëm në punën e tij.
“I falënderoj të gjithë afaristët nga Kumanova për mbështetjen e tyre të parezervë. Do të jem në shërbim të kërkesave të tyre, nëse zgjidhem këshilltar në këshillin komunal të Kumanovës. Ju premtoj se gjithmonë do të jem përkrahë tyre”, ka deklaruar Ridvan Dervishi, kandidat për këshilltar nga radhët e BDI-së në Kumanovë.
Përvec afaristëve, në takim kanë marrë pjesë edhe ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, deputeti Arbër Ademi dhe zyrtarë të tjerë të BDI-së.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey