Riker: SHBA-ja qëndron pas Maqedonisë së Veriut si aleate dhe si mike

Bashkësia ndërkombëtare e njeh progresin e rëndësishëm që e bëri Maqedonia e Veriut dhe guximin që të arrihen këto zgjidhje. Edhe shumë punë ngelet për t’u bërë dhe hapja e negociatave me Bashkimin Evropian është fillim i procesit i cili do të imponojë përkushtimin e mëtejmë, këtë sonte në Ohër e deklaroi ndihmësi sekretari shtetëror i SHBA-së për Evropën dhe Euroazinë, Filip Riker, në hapjen e konferencës “Rruga drejt Prespës” në kuadër të Konferencës së parë ndërkombëtare të Forumit të Prespës për dialog.

Riker nënvizoi se SHBA-ja qëndron pas Maqedonisë së Veriut si aleate dhe si mike.

“SHBA-ja, presidenti Bajden, sekretari shtetëror Blinken, jemi të bindur se Maqedonia e Veriut mundet dhe do t’i bëjë hapat e domosdoshëm siç është vazhdimi i reformave, përforcimi i qeverisjes të së drejtës, lufta kundër korrupsionit, rritja e transparencës që të garantojë të ardhme më prosperuese për qytetarët e saj si edhe përforcimin e stabilitetit në rajon. SHBA-ja mbetet e përkushtuar dhe është pjesë e këtij rajoni dhe do të vazhdojë të qëndrojë pranë jush, siç tha edhe vetë presidenti Bajden si aleate dhe si mike”, theksoi Riker.

Ai vlerësoi se Marrëveshja e Prespës kërkoi guxim të madh diplomatik të liderëve të Maqedonisë së Veriut dhe të Greqisë dhe i vendosi standardet për pjesën tjetër të rajonit se si të zgjidhen në mënyrë të qetë konflikte përmes dialogut.

“Ajo të gjithëve na dëshmoi se liderët e Ballkanit Perëndimorë janë të pjekur me sfidën – ndërsa ajo ishte se të menduarit për të ardhmen i hapi dyert e NATO-s dhe për këtë SHBA-ja, dhe unë personalisht, isha krenar që kumtova se Maqedonia e Veriut është anëtare e NATO-s vitin e kaluar. Marrëveshja e Prespës i solli përparësi konkrete edhe Maqedonisë së Veriut edhe Greqisë, duke e futur Maqedoninë e Veriut në Aleancën më të madhe, ndërsa gjithashtu duke e riafirmuar përkushtimin e Greqisë drejt Ballkanit Perëndimor, duke e vazhduar qëllimin tonë të përbashkët ndërsa ai është ta çojmë Maqedoninë e Veriut më afër anëtarësimit në BE”, tha Riker.

Ai e përsëriti se SHBA-ja ngelet tërësisht e përkushtuar në Ballkanin Perëndimor dhe se vizioni i tyre është Evropa të jetë e kompletuar, e lirë dhe në paqe.

“Atë që e tha presidenti i SHBA-së për sanksione ndaj atyre aktorëve që dëshirojnë ta minojnë këtë proces, do të mundësojë të përforcohet ky qëllim, duke kontribuuar drejt pushtetit efikas dhe stabil, duke e pranuar se integrimi i plotë në institucionet transatlantike është ajo që e duam dhe që e presim”, porositi ai.

Riker theksoi se Prespa mundësoi që të përmirësohet bashkëpunimi në energjetikë, mbrojtje dhe tregti midis Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë.

“Ne jemi mjaft të kënaqur që shohim progres në konektuesin gazsjellës, që do t’i mundësojë Maqedonisë së Veriut të importojë gaz natyral nga furnizues global, duke e përfshirë edhe SHBA-në. ky konektues jo vetëm se do të mundësojë fleksibilitet më të madh të sigurisë energjetike për të gjithë rajonin por do të ndihmojë edhe për uljen e gazrave serrë”, tha ai në këtë kontekst.

Ai potencoi se Maqedonia e Veriut dëshmoi lidership edhe në sektorin mbrojtës, duke shtuar se si anëtare më e re e NATO-s, Maqedonia e Veriut i pranoi forcat e NATO-s në stërvitje të madhe në poligonin ushtarak Krivollak në maj të këtij viti.

Ndihmës sekretari shtetëror i SHBA-së për Evropën dhe Euroazinë theksoi edhe se Marrëveshja siç është ajo e Prespës, anëtarësia në NATO dhe anëtarësimi i ardhshëm në BE kontribuon për përforcimin edhe të interesimit të investitorëve të huaj, që do të kontribuojnë edhe për rritjen e numrit të vendeve të reja të punës në vend.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey