Rikthehen grumbullimet masive të qytetarëve nëpër qendra të vaksinimit

Në Mitrovicë janë rishfaqur grumbullimet masive nëpër qendra vaksinimi Procesi i vaksinimit masiv në Kosovë ishte përcjellë me radhë të gjata dhe tollovi.

Turma të mëdha të moshuarish prisnin për t’u vaksinuar në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, derisa i ekspozoheshin rrezikut për infektim.

Duke parë atë tollovi, shumë komuna e kishin shtyrë procesin e vaksinimit deri në gjetjen e një formule më të përshtatshme.

Ministria e Shëndetësisë më pas kishte njoftuar qytetarët se vaksinimi mund të bëhej vetëm duke caktuar terminet përmes sistemin online.

Mirëpo, sot në Mitrovicë janë rishfaqur grumbullimet masive nëpër qendra vaksinimi.

Të moshuar që prisnin në radhë për t’u vaksinuar pa maska dhe pa respektim të distancës sociale, janë parë rreth orës 17:45 në një qendër vaksinimi në këtë qytet.

Kujtojmë në Kosovë ende mbetet në fuqi mbajtja e maskës në ambiente të mbyllura dhe në vendet ku ka shumë persona.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey