Rikthehen kolonat në Merdare, në disa pika kufitare ka borë e akull

Vdes nëna e ish kryeministrit të Kosovës

Pritje deri në 1 orë e gjysmë në Merdar.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se në këto momente, në pikëkalimet kufitare mes Kosovës dhe shteteve fqinje kryesisht nuk ka pritje, përpos në Merdar, ku për të dalë nga vendi qytetarët duhet të presin deri në 1 orë e gjysmë.

Pritje deri në rreth 1 orë për të dalë nga Kosova raportohen edhe në pikën tjetër kufitare, atë të Mutivodës.

Në pikat tjera kufitare pritjet janë maksimumi 5 minuta për të hyrë apo për të dalë nga Kosova.

Por, gjendja e rrugëve, si pasojë e reshjeve të borës mëngjesin e sotëm, raportohet të jetë e vështirësuar në disa prej akseve që çojnë në pikat kufitare.

Në rrugët për të Dheu i Bardhë dhe në Muçibabë në Gjilan, si dhe tek ajo për në Mutivodë të Prishtinës, raportohet se ka borë, kurse rruga për në pikëkalimin kufitar të Kullës në Pejë raportohet se ka akull, prandaj kërkohet kujdes nga shoferët që frekuentojnë këto rrugë.

Megjithatë, të gjitha këto pika kufitare janë të kalueshme.

Në numrat e cekur më poshtë mund të merrni informacione lidhur me procedurat kufitare (Policisë së Kosovës dhe Policisë Kufitare), doganore (Dogana e Kosovës), shëndetit publik (Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë), ato të fluksit ndërkufitar dhe informata të cilat mund të ndërlidhen me Ministrit, Agjencitë dhe autoritetet tjera të Republikës së Kosovës

+383 (0) 38 551 661 ext: 1000

+383 (0) 45 198 606

VIBER +383 (0) 45 198 000

Kurse numrat e cekur më poshtë janë të dedikuar për të denoncuar veprimet korruptive dhe aktivitetet që ndërlidhen me kontrabandë.

+383 (0) 38 500 095

Free: 0800 500 95

SMS: 500 95

E-mail: [email protected]

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey