Rikthehen ndeshjet e dyta çerekfinale në Ligën e Kampionëve – kush kalon tutje?

Liga e Kampionëve do të vazhdojë në këtë javë me ndeshjet kthyese në fazën e çerekfinales.

Përballjet e para ishin tejet befasuese, derisa sollën rezultate që pak kush mund ta ketë pritur.

Real Madridi e fitoi ballafaqimin e parë ndaj Chelseat me rezultat 3-1, derisa Karim Benzema realizoi het-trik të lehtë, falë disa gabimeve nga The Blues.

Ndeshja e dytë zhvillohet sonte në stadiumin “Santiago Bernabeu” dhe do të përcaktohet se kush kalon në gjysmëfinale.

Një tjetër sfidë interesante ishte edhe ajo në mes të Bayern Munichut dhe Villarealit, me këta të fundit që fituan 1-0 në Spanjë.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey