Rikthimi amerikan në Ballkan

Blerim Reka

Java që vjen, sjell ndërmjetësimin Euro-Atlantik në Prishtinë. Uashingtoni dhe Brukseli ndezin motorët diplomatik për arritjen e paqes së papërfunduar të Ballkanit.

Koordinimi i Bajdenit me BE-në, zëvendëson konfrontimin e Trampit me unionin evropian.

Pas tërheqjes së Obamës nga Ballkani, e pas pranisë virtuele në rajon të Trampit, Bajden po i rikthen SHBA-të në rajonin, ku tashmë ateruan Rusia dhe Kina.

“Defender 21” ishte mesazh i qartë i diplomacisë së mbështetur me forcë.

“Hard Power” i Bajdenit, zëvendëson “Soft Power” të Obamës dhe “Twitter Power” të Trampit.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey