Rilind Dauti: Ja si duhet të duket flamuri i Maqedonisë së Veriut?!

Rilind Dauti, një aktivist dhe opinionist i ri nga Shkupi ka dhënë një propozim të ri se si duhet të duket flamuri shtetëror i Maqedonisë së Veriut.
Ai përmes një postimi në facebook ka nxjerrë edhe pamjen e flamurit, duke kombinuar flamurin aktual të Maqedonisë së Veriut dhe flamurin kombëtar shqiptar.
Ja si e përshkruan kombinimin, Rilind Dauti tashmë magjistër i diplomacisë që u diplomua në UEJL.

Ja përshkrimi i tij:

“Një propozim për flamur të ri që do ta përfaqësonte më saktë realitetin demografik të këtij shteti.

Shpjegimi i këtij diagrami të bërë në mënyrë amatore nga unë:
-Nijansa e të verdhes merret nga flamuri aktual i Maqedonisë së Veriut;
-Nijansa e të kuqes merret nga flamuri i Shqipërisë;
-E zeza është e përbashkët te flamuri kombëtar shqiptar dhe flamuri i organizatës VMRO. Në këtë mënyrë fitohet një flamur shtetëror që do të respektohej nga të gjithë”, ka shkruar Dauti.

LINKU i autorit

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey