Rina Ajdari: Ligji për Shtetësi mund të miratohet para zgjedhjeve lokale (Video)

Deputetja e Bashkimit Demokratik për Integrim, Rina Ajdari, në në një intervistë për Gazetën LAJM ka deklaruar se bashkë me opozitën shqiptare në Kuvend po bëjnë përpjekje maksimale për miratimin e Ligjit për Shtetësi, sa më parë. Ajo shpreson që Ligji të miratohet para zgjedhjeve lokale ndërsa sqaroi se po kërkohen alternativa për të shmangur pengesa që po i bën opozita maqedonase.

Rina Ajdari, deputete e BDI-së: Ne si BDI kemi rënë dakord për miratimin e këtij ligji dhe kemi qenë konzistent në deklaratat tona vazhdimisht se do ta përkrahim këtë propozim/ligj dhe se do të votojmë edhe në komisionet dhe në seancë siç do të votojë Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa. Në mbledhjen e fundit të Komisionit për Mbrojtje dhe Siguri vazhdoi të pengohet miratimi i amendamenteve me anë të të cilave pritet të përmirësohet dhe plotësohet teksti i ligjit për shtetësi, sigurisht me mekanizmat procedurale nga ana e opozitës maqedonase. Në një situatë të tillë të krijuar tani kemi filluar të mendojmë për zgjidhje tjera, alternative tjera, për të gjetur një mënyrë si të miratojmë pr/ligjin për shtetësi sepse mbi të gjitha ky propozim ligj është në interes të qytetarëve. Meqë ne e kemi ofruar ndihmën tonë për përmirësimin e tekstit të këtij pr/ligji, opozita shqiptare ka dialoguar edhe me ne dhe tani gjendemi në një situatë në Kuvend ku bashkërisht me opozitën shqiptare bëjmë përpjekje që të arrihet qëllimi përfundimtarë, që është miratimi sa më parë i ligjit për shtetësi.

LAJM: A pritet të miratohet para zgjedhjeve lokale?

Rina Ajdari, deputete e BDI-së: Shpresojmë të miratohet para zgjedhjeve lokale.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey