Rinas/ Kontrolli ‘fundos’ të riun, kapet me mijëra euro në çantën e shpinës

Policia Kufitare e Rinasit ka parandaluar një rast të transfertës së parave jashtë shtetit, në mënyrë të kundërligjshme. Raportohet se janë sekuestruar 20000 euro, ndërsa është proceduar penalisht një 27-vjeçar.

Shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit, në dalje të RSH-së, gjatë kontrolleve të ushtruara kanë përzgjedhur për kontroll në vijën e dytë, shtetasin F. K., 27 vjeç, banues në Durrës.

Gjatë kontrollit të ushtruar, shtetasit të lartpërmendur iu gjet në çantën e shpinës shuma monetare prej 20000 eurosh, që ishte e padeklaruar në doganë.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera nga specialistët e Policisë Kufitare në Rinas, materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mosdeklarim i vlerave monetare në kufi”.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey